Pjesa intime kërkon mjete të sakta të cilat sigurojnë mirëmbajtjen e pastërtisë dhe shëndetit. Ekziston një problem: Në dezinformatat në lidhje me mitet që krijohen që kanë të bëjnë me pastërtinë e vaginës.
Vagina nuk është vulvë
Dallimi kryesor është se vulvën mund ta shihni kur shikoni në zonën pubike, pasiqë është termi për organet e jashtme të anatomisë femërore. Përbëhet nga buzët e mëdha, të vogla dhe majën e klitorisit. Pjesa e vetme e vaginës e zbuluar për syrin është pjesa e jashtme e saj, pjesa tjetër është një tub që lidh valvulën me qafën e mitrës dhe mitrën.
Pastrojeni valvulën sikurse çdo pjesë tjetër të trupit
Valvula është e mbështjellë me lëkurë normale e cila mund të pastrohet sikurse çdo pjesë tjetër e trupit, mirëpo me një kujdes të veçantë. Duhet të jeni të kujdesshme kur qëndroni poshtë shumë kohë me sfungjerin apo të fërkoheni ashpër pasiqë nuk është e nevojshme. Dhe mbajeni mend, nëse sapuni depërton në vaginë, do të mund të keni iritim apo infeksion.
Vagina pastrohet vetvetiu!
Vagina natyrshëm ka vlerë të vogël pH, gjë që diskurajon zhvillimin e organizmave të jashtëm dhe mirëmban një atmosferë të mirë vetëvetiu. Andaj nuk keni nevojë të pastroni me sapun aty brenda!
Jo Produkteve të Aromatizuara
Produktet e aromatizuara tepër, sikurse sapuni i ëmbël që e përdorni nën sqetulla, kanë tendencë të iritojnë lëkurën brenda vaginës suaj pasiqë është më sensitive sesa lëkura e jashtme e trupit. Por kjo nuk nënkupton vetëm sapunin, edhe tamponët apo rrobat e lara me detergjent tepër të aromatizuar, iritojnë vaginën tuaj. Mbajeni në mend, asnjë vaginë nuk ka nevojë të mbajë erë trëndafilash por duhet të jetë e shëndetshme, dhe askush nuk dëshiron infeksione bakteriale.
Rrini larg rrobave të djersitura apo të lagura
Rrobat e stërvitjeve janë shumë të lezetshme saqë bëjnë të rrini në to edhe pas stërvitjes dhe të pushoni. Mos e bëni këtë! Bakteriet zhvillohen në ambiente të errëta dhe me lagështi. Nëse nuk mund të bëni dush pas stërvitjeve, të paktën ndërroni uniformën.
Mbani të brendshme të pambukut
Pambuku është materiali që merr frymë e me te cilin mund të mbuloni vaginën tuaj, përkundër materialeve sintetike që nuk janë aspak komode dhe përmbajnë rrezik të shumimit të baktereve që mund të shkaktojnë UTI (infeksion të traktit urinar).
Urinoni pas seksit
Infeksionet e traktit urinar janë problem i uretrës, vrimës afër vaginës, dhe mënyra më e mirë e parandalimit të infeksioneve të tilla është të urinoni para dhe pas seksit.
Pastroheni nga para-mbrapa
Nëse pas tualetit pastroheni mbrapshtë, d.m.th nga para-mbrapap, atëherë mund të barten bakteret e rektumit afër vaginës dhe uretrës. Kjo baktere është e padëmshme kur është në rektum mirëpo në vend tjetër mund të shkaktojë infeksione dhe iritim.
Përzgjedhni lubrifikimin dhe perzervativët me kujdes
Ka aq shumë lloje të perzervativëve andaj nëse jeni alergjike ndaj lateksit, nuk ka problem. E njejta vlen edhe për lubrifikimin mirëpo lubrikantët në bazë ujore janë të përshtatshëm për shumicën. Nëse keni iritim pas seksit edhe pasi të keni provuar materiale të ndryshme, duhet të konsultoheni me mjekun.
Përzgjedhni tamponët dhe pecetat me kujdes
Disa brende të produkteve higjienike femërore përmbajnë kimikate që prishin balansin hormonal. Dioksina, një produkt anësor nga i cili tamponët zbardhohen, mund të ndodhet në disa brende të tamponëve. Tamponët dhe pecetat organike janë gjëja më e mirë për tani!
Mbani të pastra lodrat e seksit
Për këtë gjë ka sapunë dhe pajisje speciale që duken si mikrovalë e që i pastrojnë lodrat e juaja. Pastrimi duhet të bëhet para dhe pas përdorimit.
Mos fusni një gjë nga prapanica në vaginë
Kjo vlenë sikurse principi i pastrimit nga para-mbrapa. Bakteria në rektum dhe anus është tërësisht tjetër nga bakteret tjera në trupin tuaj./femra.net/