Këshilla për lehtësim të ushqyerjes me gji të binjakëve

2018-03-29 në ora 13:03

Fillimi i ushqyerjes me gji të binjakëve është mjaft i vështirë. Janë disa gjëra në jetë që nuk mund të përsëriten për herë të dytë.

Përtej përfitimeve që ka nëna, krijon dhe një marrëdhënie intime. Qumështi i gjirit është veçanërisht i domosdoshëm për fëmijët e lindur parakohe e cila ndodh shumë shpesh kur janë binjakë.

Gjithashtu këta fëmijë që lindin para kohe i kanë zorrët dhe stomakun më pak të zhvilluar. Por pa harruar se ushqyerja me gji e binjakëve e ndihmon nënën të humbasi peshë në një kohë shumë të shkurtër.

Por a duhet tu japësh në të njëjtën kohë gji binjakëve?

Ekspertët këshillojnë që po. Duhet tu jepni në të njëjtën kohë të paktën ditët e para, në mënyrë që të kuptoni nëse keni probleme dhe cili gji ka më shumë qumësht.

Pasi të keni fituar eksperiencë dhe të kuptoni nevojat e secilit fëmijë, do të jetë nëna e cila do të vendosë nëse do i ushqejë në të njëjtën kohë apo jo.

Sigurisht që nëse i ushqen në të njëjtën kohë, problemi qëndron në pozicionimin e tyre gjatë ushqyerjes.

Por shumë pyesin nëse ka qumësht mjaftueshëm për të dy?

Përgjigjia është po. Duke i dhënë fëmijës gji menjëherë pas lindjes, edhe 10 herë në ditë kjo bën stimulimin e qumështit. Nëse fëmija nuk e thith dot është mirë ta nxirrni me një pompë dhe t’i ushqeni.

Këshilla e fundit, por jo për nga rëndësia:

Kërkoni ndihmë nga partneri, familja dhe miqtë./pernenat.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *