Këshilla nga Mamia Razije Musa për nënat që udhëtojnë me bebe

2018-12-07 në ora 16:37

Të dashura nana uroj të jeni mirë,

shumë nga ju më shkruani për të kërkuar këshilla rreth udhëtimit të parë që do e bëni me fëmijën tuaj. Tash në prag të festave të fundvitit kam shumë pyetje të tilla.

A do e mundoj beben nëse udhëtimi është i gjatë me aeroplan ?

A ndikon ndryshimi i klimës ?

Numri i madh i familjarëve që kemi në Kosovë a mos ndoshta do i ndikojnë negativisht sepse fëmija im është mësuar të jetë vetëm me ne prej se ka lindur ?

Unë them se jo vetëm beben por edhe të rriturin do e lodh udhëtimi qoftë me aeroplan apo me veturë por mos harroni se fëmijët e kanë të rëndësishme që të jenë të pastruar, të ushqehen mirë dhe ta kenë ngrohtë mjaftueshëm dhe shumica do të flejnë. Sigurohuni që keni me vete ndonjë lodër atraktive që gjatë kohës që është zgjuar ta argëtoni me të.

Gjithmonë kur të niseni më aeroplan për shkak të zhurmës mbajeni fëmijën tuaj në gji apo ofrojani shishen, gjatë thithjes beba e lëviz nofullën dhe nuk i lenë veshët të kenë pengesa nga presioni i lartesisë. Kur timpani i veshit është i qetë edhe bebja do të jetë, të njejtën gjë përsëriteni edhe kur të zbritni nga aeroplani. Udhëtimin mos e merni me stres sepse atë do e transmetoni te fëmija juaj, qetësohuni dhe mendoni se shpejtë do të jeni pranë familjarëve tuaj. Sigurohuni që me vete keni çdo gjë që ju duhet për vete dhe beben tuaj.

Ndryshimi i klimës edhe cilësia e ajrit në Kosovës me të vërtetë janë shqetësuese por kujdesuni që beben tuaj ta dërgoni në vende me ajër më të pastër në Kosovë në të kundërten mos dilni jashtë në kohën kur ndotja është e madhe, vesheni fëmijën në vartësi të kohës që është në vend sigurohuni që rutina e tij të jetë e njejtë, pra të hajë, të pijë e të flejë njësoj.

Sa i përket numrit të madh të njerëzve në familje kjo qëndron por asnjëherë mos e futni fëmijën tuaj dhunshëm në duartë e dikujt me idenë se do të mësohet për ta dashur, gjithmonë jepini kohë që ai vetë të krijojë afërsinë e mos e shtyeni drejt personave që nuk i ka takuar asnjëherë më parë.

Udhëtimi duhet të jetë kënaqësi prandaj shijojeni sepse vetëm ashtu do e shijoj edhe fëmija.

Me dashuri, Razija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *