Këshillat që çdoherë na shoqërojnë me një mesazh me shumë vlerë janë ato të mamisë Razije Musës.
Me anë të rrjetit social “Facebook” ajo postoi një këshillë për nënat e reja , shkruan GazetaShneta
Postimi i saj:
A DALIN MË KUALITATIVE FLOKËT E BEBES PASI TË PREHEN ?
Të dashura nana, shumë herë më pyesni se a është veprim i mirë nëse i’a pres bebes flokët me të cilat ka lindur me idenë se flokët që do t’i dalin do të jenë më të mira.
Nuk ekziston asnjë mbështetje shkencore se nëse u’a preni flokët me të cilat kanë lindur të tjerat do të dalin më të mira, pra është vetëm një mit.
Flokët me të cilat lind beba që në gjuhën popullore njihen si flokët e barkut do të bijnë vetë me kohë dhe ato do të zëvendësohen me flokët tjera, se sa do të jenë ato kualitative varet nga faktorët tjerë përfshirë edhe ata gjenetik.
Në disa vende prehen flokët e fëmijëve disa ditë pas lindjes dhe flokët e hequra i peshojnë, i llogaritin me ari dhe pastaj ato para i japin për njerëzit në nevojë dhe ky është plotësisht një qëllim tjetër, prandaj qëllimet janë të ndryshme, të jeni të sigurtë se nuk qëndron teoria e flokëve me më shumë kualitet pasi që prehen.
Me dashuri, Razija. /GazetaShneta/