Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, ka folur në lidhje me rëndësinë e kordonit të kërthizës, mbajtjen e higjienës së tij përgjatë ditëve të para dhe ka dhënë rekomandime se si duhet vepruar prindërit pasi të bie ky kordon.
Që prej momentit të lindjes, sipas pediatrit, një pjesë e kordonit të kërthizës prehet, ndërkaq pjesa tjetër shtrëngohet me një kapëse plastike. Më tutje, ai ka thënë se në kordon nuk ka ndonjë mbaresë nervore, kështu që as foshnja e as nëna nuk do të ndiejnë dhimbje, shkruan Gazeta Shneta.
Njëkohësisht, Dr. Lutolli ka folur edhe për cungelin e gjatë 3 centimetërsh që ngelet pas prerjes, si dhe ka dhënë disa këshilla për prindërit.
“? Ky cungel duhet të mbahet pastër derisa të bie. Cungeli i kërthizës mund të bie prej ditës 5 deri 12 pas lindjes. Mesatarisht bie rreth ditës së 7 pas lindjes.
Në fillim ngjyra e kordonit është e verdhë ose gjelbër, duke shkuar në ditët në vazhdim në ngjyrë kafe të errët ose të zezë, derisa të bie vetvetiu.
? Është e rëndësishme që kordonin të mbani të pastër, pasi enët e gjakut që ndodhen në kordonin umbilical janë mundësi e madhe për infeksion ose depërtim të baktërieve. Foshnja juaj duhet larë dhe kordonin mund të pastroni me peceta të lagura me uje te vakët. Pra, foshnja lahet nga fillimi dhe nuk ka nevojë të pritet rënja e kërthizës për të filluar pastrimin e foshnjës tuaj.
Është e rëndësishme që kordoni të thahet pas larjes. Duke u tharë do të shpejtoj rënja e tij. Nuk është mirë të mbulohet kordoni me pelenë pasi kjo do irritojë lëkurën përreth.
? Kordoni ka rënë, çfarë të bëjmë tani ?
Pasi që të bie kërthiza, në barkun e foshnjës mbetet një plagë e cila do të shërohet për 7-10 ditë. Nga plaga mund të rrjedhë pak gjak, por kjo është normale prandaj mos u shqetësoni”, rekomandon Dr. Lutolli.
Më tutje, ai ka edhe disa këshilla thelbësore për prindërit.
“• pas rënjes së kordonit duhet mbajtur në pastërti të plotë pjesën e ngelur pasi ka mundësi të infektohet ;
• për pastrimin e pjesës së mbetur mund të përdoret alkool etilik 70 % dhe garza sterile ( në asnjë mënyrë nuk guxon të përdoret, pelena, vata jo sterile apo edhe kruajtëse e veshëve pasi këto nuk janë mjete sterile);
• bëhet pastrami i plotë i duarve (dhe nëse keni doreza sterile i vendosni ) dhe marrim një garzë sterile dhe pasi e kemi lagur me alkool etilik 70 % e vendosim mbi pjesën e rënë të kërthizes. Pasi e kemi lënë për pak sekonda sa te kete lagur tërë pjesën, e tërheqim në një drejtim nga poshtë pa e rikthyer siper. Pra vetëm në nje drejtim ;
• marrim garzen e re sterile dhe pasi e kemi lagur me alkool e fshijme lekurën përreth kërthizes, por përseri vetëm në një drejtim pra pa u kthyer para e pas.
• Pas kesaj është shumë e rëndesishme që të ketë tharje të plotë, duke e lenë të hapur për 2-3 min dhe pastaj i vendosim një garzë sterile të thatë ;
• Fiksimi duhet të jetë më ngjitës për bebe që të mos shkaktojmë iritim të lëkurës.
• E tërë plaga do të mbyllet për pak ditë. Nëse gjatë kësaj kohe kemi ndonjëherë ndonjë pikë gjaku, nuk është shqetësuese.
• Paraqitja e skuqjes apo edhe qelbëzimit është arsye për tu drejtuar për ndihmë të mjeku
• Gjate tërë kësaj kohe, mund ti bëni banjë fëmijës tuaj, vetëm do e mbuloni me një garzë vendin e kërthizes gjatë larjes dhe pas përfudnimit ta thani mirë.”, vlerëson specialisti i fëmijëve./Gazeta Shneta/