Konsumimi i kërpudhave gjatë shtatzënisë mund të ketë efekte pozitive në zhvillimin e foshnjës, pasi ky lloj ushqimi është i pasur me vitamina, minerale esenciale dhe proteina.
A mund t’i konsumojmë të gjitha llojet e kërpudhave?
Tipet e vetme të kërpudhave që nuk mund të konsumoni në shtatzani janë kërpudhat toksike dhe kërpudhat magjike (haluçinative) të cilat përmbajnë kimikate të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit të fetusit. Këto kërpudha sugjerohet të shmangen edhe gjatë gjidhënies pasi kanë efekte negative te bebi dhe tek ju. Të gjitha kërpudhat e tjera janë të sigurta për konsumim gjatë shtatzanisë, por bëni kujdes pasi nuk duhet t’i hani të pagatuara.
Përfitimet nga konsumimi i kërpudhave në shtatzani.
Kërpudhat përmbajnë vlera të shumta ushqyese që ndihmojnë në zhvillimin e bebit. Ndaj përfitoni nga kjo gjë duke i integruar ato në dietën tuaj të përditshme. Kërpudhat janë të pasura me:
Vitamina B;
Vitamina D;
Proteina;
Hekur;
Fibra;
Antioksidantë./pernenat.al/