Iniciativa për mbledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë me kancer, ka për qëllim për të ndihmuar fëmijët me kancer në QKUK, dhe BERZH-i, do ta dyfishojë shumën totale prej 3,000 euro deri 50,000 euro të donacioneve të mbledhura.
Edona Toplica nga organizata Care Kosova Kids, tha se kjo organizatë është aktive nga viti 2013. “Në aspektin e mbulimit në repartin e Onkologjisë dhe Pediatrisë, kemi arritur të kemi sukses”, tha ajo.
Toplica bëri me dije se parterë për të mbuluar mjetet janë nga Holanda. “Në Kosovë nuk kemi shumë partnerë, por janë Ministria e Shëndetësisë etj”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj barnat që sigurohen nga donacionet ruhen në QKUK.
Kurse Hekuran Neziri bankier në BERZH, tha se kanë filluar një iniciativë për mbledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë me kancer.
“Ne kemi marrë iniciativë që mund ët ketë impakt në shtetet ku vepron. Kjo Bankë përmes programeve për komunitete prej 3 mijë deri në 50 mijë, i dyfishon. Ideja jonë është që të gjejë një probleme. Ne e kemi vërejtur që iniciativa për mbledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë me kancer, është e mirëseardhur”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai vlerësoi se ideja e tyre është që të dyfishojë fondet. “Duke u ndihumuar fëmijëve me kancer, do të ua shtojmë fëmijëve jetën. Kanalizimi i këtyre fondeve do të ua shtojë atyre jetën, pra është një kulturë e re”, tha ai.