Shpeshherë nënat tentojnë të kujdesen për foshnjat e tyre, ndoshta ndonjëherë edhe më shumë se që duhet.
Është normale që ju prindërit të shqetësoheni në lidhje me këtë gjë edhe pse e keni aplikuar vaksinën MMR tek fëmija juaj.
Shumë zëra rreth jush mund të thonë shpesh se mund të ketë shpërthime fruthi dhe ju menjëherë do të mendoni në lidhje me shëndetin e fëmijës. Unë si mjeke mund të them se rreziku që një individ i vaksinuar të marrë fruthin dhe shytat është shumë i vogël.
Rreth 3% e personave që kanë marrë dy doza të MMR mund të marrin virusin nëse ekspozohen ndaj dikujt që tashmë e ka atë.
Vaksinat e nxisin trupin e njeriut të prodhojë antitrupa ndaj një sëmundje të caktuar, por sistemi imunitar i disa personave nuk i zhvillon ato në mënyrën e duhur.
Sidoqoftë duhet të dini se një fëmijë i imunizuar pra qe tashme eshte vaksinuar ka shumë gjasa të ketë një rast shumë të butë të fruthit apo shytave nese merr virusin dhe të mos harrojmë se tek personat e pa vaksinuar pasojat mund të jenë fatale, mund të ketë komplikacione të rënda si pneumonia dhe inflamacioni i trurit. Pra të gjithë duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre!
Ata duhet të marrin dozën e parë të MMR në vitin e parë të jetës dhe më pas dozën e dytë në vitin e 5 të jetës (në disa vende merret në vitin e 4 ose të 6). Imuniteti i përjetshëm nuk është i garantuar pas dozës së parë prandaj është e rëndësishme të merret edhe doza e dytë në kohën e duhur./pernenat/