Keni pasur histori aborti më herët, jeni shtatzënë dhe dëshironi të agjeroni? Ja ç’thotë pediatri kosovar

2018-05-16 në ora 19:08

Dr. Ismail Lutolli, dietolog, ka diskutuar në lidhje me çështjen e agjërimit gjatë periudhës së shtatzënisë, e ndër tjera, rëndësi të veçantë u ka dhënë edhe rasteve të cilat kanë pasur abort më herët, por shprehin dëshirë të kryejnë këtë obligim fetar.

“Studimet kanë gjetur se 30 deri 50 përqind e vezëve të fekonduara, humbin para ose gjatë procesit të implantimit- shumëherë më herët sesa një gruaje t’i vijnë periodat në kohën e pritshme,” vëri në pah Lutolli, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas dietologut, një grua që ka kaluar abort do duhej të kalonte një periudhë të pasur me ushqime dietologjike, të përshtatshme për periudhën e shtatzënisë.

E duke qenë agjërueshëm, sipas Dr. Lutollit, do të krijojë mungesë të madhe ushqyese, duke ndikuar në gjendjen shëndetësore  të nënës dhe fetusit, ai mendon se këshilla më e drejtë për këto lloj grash do të ishte që të mos agjeronin.

“Këshilla më e drejtë për nje grua që ka ngelur shtatzënë, që është në fillimin e saj por që më herët ka kaluar aborte do të ishte të mos agjëronte,” thuhet më tutje në shkrimin e dietologut./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *