Nënat janë mbështetëset më të mëdha të fëmijëve të tyre, jo vetëm pasi të lindin, por qysh në fillesat e para të jetës së tyre në bark.
Gjatë muajve të parë të jetës së tyre, ata i njohin disa gjëra dhe janë të vëmendshëm ndaj tyre, sepse janë gjëra të njohura për ta! A doni të dini se çfarë mësojnë foshnjat në mitër dhe e njohin? Lexo më poshtë!
Në barkun e nënës, foshnjat vijnë për herë të parë në kontakt me tingujt dhe shijet. Ata mund t’i njohin këto gjëra edhe pas lindjes, prandaj edhe komunikimi me foshnjën gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme për të forcuar lidhjet ndërmjet nënës dhe fëmijës, si dhe midis babait dhe fëmijës.
Duke folur me fëmijën tuaj derisa jeni shtatzënë, sidomos nëse e bëni këtë shpesh, do të jetë më e dobishme për juve pasi fëmija juaj do ta njohë zërin edhe pas lindjes.
Njohja e zërave të njohur të dëgjuar në mitër do të ndihmojë gjithashtu në qetësimin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka asnjë garanci se stimulimi i fëmijës suaj me muzikë ose libra do t’i bëjë ata më të mençur, por kjo do të ndihmojë në përgatitjen e tyre për botën e jashtme. Për më tepër, nuk ka dëshmi se dëgjim i muzikës të Mozartit lidhet me inteligjencën e një fëmije, prandaj mos u shqetësoni. Dëgjoni çfarë të doni./Gazeta Shneta/