Shumë njerëz vuajnë nga qarkullimi i dobët, dhe megjithëse në fillim kjo gjendje mund të tingëllojë e parëndësishme, shumë njerëz vdesin çdo vit për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut.
Që të mos e pësoni si të tjerët, ne kemi përgatitur një sërë këshillash të thjeshta me qëllim që të përmirësoni qarkullimin e gjakut tuaj në mënyrë natyrale dhe efektive.
Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë qarkullim të dobët të gjakut tonë; sedentarizmi, varësia nga cigaret, mpiksjet e gjakut, hipertensioni, diabeti, e shumë të tjera. Shikoni më poshtë se si të përmirësoni qarkullimin e gjakut në mënyrën më të thjeshtë.
Këto janë këshilla shumë të thjeshta, por ato do t’ju ndihmojnë në mënyrën më të mirë! Kushtojini vëmendje të veçantë atyre.
Para së gjithash, është e nevojshme të sqarojmë se kur është fjala për trajtimin e çdo lloj problemi të qarkullimit të gjakut, është e domosdoshme të pini shumë ujë.
Mjekët rekomandojnë të pijnë 8 gota ujë çdo ditë, dhe disa shtesë nëse bëni aktivitet fizik.
Por përveç ujit, nëse doni të dini se si të përmirësoni qarkullimin e gjakut, ndiqni këto këshilla:
Speci i kuq
Speci i kuq përmban doza të mëdha të capsaicin-it, një substancë që ndihmon forcimin e arterieve dhe zemrës. Ky përbërës është shumë efektiv në kohën e shpërndarjes së pllakës së aglomeruar në muret e enëve të gjakut.
Hudhra
Hudhra është shumë efektive në kohën e eliminimit të pllakave të akumuluara në arterie dhe reduktimin e presionit të gjakut.
Është e shkëlqyer në parandalimin dhe luftimin e aterosklerozës.
Vaji i peshkut
Përmbajtja e lartë e Omega 3 e kësaj substance ndihmon në eliminimin e yndyrave të këqija nga arteriet e tua, duke luftuar kolesterolin dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban doza të larta të xhinxherolit si dhe zinxheronit, komponimet përgjegjëse për parandalimin e formimit të mpiksjeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Ne ju sigurojmë se nëse jeni duke u përpjekur të kuptoni se si të përmirësoni qarkullimin tuaj të gjakut, këto janë mundësitë më të mira natyrale që mund t’i gjeni./Gazeta Shneta/