Ajo ka lindur më 10 korrik fëmijën e saj të parë, vajzën Kulture Kiari.
E Cardi B ka filluar me ankesat për jetën e re që ka nisur me ardhjen e fëmijës së saj, duke e vërejtur menjëherë se sa e vështirë është puna e një nëne.
Me anë të një postimi në Instagram, reperja më e njohur e momentit i ka kërkuar falje të gjithëve që i kanë uruar për lindjen, duke thënë: “Ka qenë pak e vështirë për mua që t’iu kthej përgjigje për shkak se kjo puna e nënës, është punë me orar të plotë, ditën dhe natën, tërë kohën me vëmendje. Ju dua të gjithëve. I falënderoj të gjithë fansat e mi për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që më kanë dhënë, do të përpiqem të postoj më shumë”./gazetashneta