Mbrëmjen e djeshme Rona Nishliu ka promovuar albumin e saj më të ri “Mindil”, i cili përmban shumë elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Këtë album të ri këngëtarja e promovoi në Prishtinë dhe me anë të tij zbuloi një lajm të bukur. Ajo ka shkruar se ky album i dedikohet fëmijës që pritet të lindë së shpejti dhe gjithë fëmijëve që duhet të njohin motivet kombëtare.
“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale”.
Kujtojmë se Rona Nishliu u martua në shtator të vitit të kaluar dhe kjo është pritja e parë e ëmbël për të.