Nuk ka asgjë në botë si dashuria mes nënës dhe fëmijës së saj
Lidhja emocionale nis qysh para lindjes, e vazhdon dhe forcohet me kalimin e çdo dite. Për një bebe, nëna është personi më i mirë në botë, ajo kujdeset, qetëson, ofron, argëton dhe përmbush çdo nevojë të bebes së saj.
Një video po qarkullon në internet, që tregon lidhjen e veçantë mes një nënë dhe fëmijës së saj, që po shkrin zemrat anembanë botës, shkruan rtv21.tv.
Kjo nënë është nga Coimbra, Portugali, dhe po i këndonte bebes së saj të lezetshme, teksa babai filmonte momentin.
Përshkrimi i videos shkruante: Kush mund t’i refuzojë një shikimi dashurie si ky?
Miliona njerëz rreth botës janë prekur nga kjo video, duke rikujtuar dashurinë që të gjithë e kanë me nënën e tyre.