Përafërsisht 1 në 30 bebe lind binjak, ndoshta që janë kaq të rrallë njerëzit janë të fascinuar nga ta
Binjakët padyshim që janë dy persona të ndryshëm, mirëpo ata ndajnë shumë karakteristika të njëjta që vështirë të mbash mend ndonjëherë.
Ja 4 gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për binjakët:
Binjakët nuk kanë shenja të njëjta të gishtërinjve apo ADN të njëjtë
Përderisa binjakët identikë fillojnë me ADN të njëjtë në fillim, ata vazhdojnë nëpër qindra ndryshime gjatë zhvillimit, që do të thotë se kur lindin binjakët identikë nuk kanë ADN identike.
Kjo vlen edhe për shenjat e gishtërinjve.
Disa binjakë identikë njihen si binjakët-pasqyrë
Një e katërta e të gjithë binjakëve identikë janë binjakë-pasqyrë.
Kjo do të thotë se në vend se të kenë një nishan në anën e djathtë, njeri nga binjakët e ka në anën tjetër.
Veçanti që mund të shfaqen si pasqyrim janë shenjat, nishanet e lindjes, pikat, gropëzat e qukat, shkruan rtv21.tv.
Të rrisësh binjakë mund të jetë më e lehtë se të rrisësh dy fëmijë me kohë mes tyre
Të gjithë e dimë frikën e prindërve të cilët presin binjakë.
Të kesh binjakë padyshim që është më e shtrenjtë dhe kërkon më shumë punë se të rrisësh një fëmijë të vetëm, mund të jetë më e lirë se të rrisësh dy fëmijë që kanë lindur ndaras.
Pasi binjakët kalojnë fazat e njëjta në kohë të njëjtë, ushqimet, kontrollimet tek doktori dhe detyra tjera janë më të lehta ngase kryhen përnjëherë.
Nuk është e vërtetë se të kesh binjakë kalon çdo dy gjenerata
Përderisa mund të ndodhë që çdo e dyta gjeneratë të ketë binjakë, statistikisht nuk ka më shumë shanse të ndodhë për këtë arsye.
Në fakt të kesh binjakë identikë nuk ka lidhje me gjenetiken aspak. Shumica e njerëzve e dinë se femrat më në moshë, dhe ato që përdorin fekondimin artificial kanë më shumë shanse për të pasur binjakë.