Dy foshnje vajza, njëra 9 ditëshe dhe tjetra 24 ditëshe, dhe dy djem 5 dhe 6 javësh, kanë ndërruar jetë derisa ishin duke u trajtuar në kujdesin neonatal në inkubator.
Foshnjat kanë vdekur të shtunën në kujdesin intensiv të klinikës së Neonatologjisë në Korenë Jugore, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Autoritetet kanë deklaruar se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak, gjë që ndodhë shumë rrallë tek foshnjat e lindura para kohe.
Një diagnozë e plotë dhe e saktë pritet të dal pas një muaji, pasi autopsia nuk ishte në gjendje që të zbulojë shkakun përfundimtar.
Një diagnozë e mundshme bazuar në raportin e autopsisë është një inflamacion i zorrëve që mund të jetë shkaktuar nga bakteret ose ndonjë gabim në mjekim.
Tre nga testet e kulturës së gjakut para vdekjes së foshnjave, treguan infektim të dyshuar bakterial. /Gazeta Shneta/