Punoi për dy vite me njerëzit që më vonë do të akuzoheshin për transplant ilegal të organeve me përmasa ndërkombëtare, por pse e la “Medicusin” mjeku Tefik Bekteshi? Gazeta Express sjell rrëfimin e tij dhënë para Gjykatës dhe përshkrimet e tij se kush janë Lutfi Dervishi dhe Arban Dervishi dhe kush ishte mjeku famëkeq turk Yusuf Sonmez? Në gjykimin e sotëm, pos dëshmitarit, ishin të pranishëm edhe të dënuarit Lutfi Dervishi dhe Sokol Hajdini.
Ai mund të konsiderohet edhe si “dezertor” i “Medicusit”, por mjeku Tefik Bekteshi kishte punuar mjaft gjatë sa për t’i njohur mirë personat kyç të këtij biznesi që sot akuzohen për trafik ilegal me organe.
Bekteshi në vitet 2006-2008 ishte shef i klinikës Invazive në “Medicus”, ka punuar aty si kardiolog. Mjeku, e sot në cilësinë e dëshmitarit, ka rrëfyer në seancë gjyqësore se pse kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij në klinikën “Medicus”. Ai gjithashtu tregoi për përvojat e tij që ka pasur me mjekun Lutfi Dervishi, i akuzuar kryesor, dhe me djalin e tij që gjendet në arrati Arban Dervishin.
“Ajo që më ka shtyrë të punoj të Medicus ka qenë projekti i kardiologjisë, sepse deri atëherë nuk ka pasur diçka të tillë në Kosovë, në asnjë institucion. Duke parë rëndësinë e kardiokirurgjisë dhe seriozitetin e projektit, kam vendosur të kaloj nga ambulanca ku kam punuar, e të dal në Medicus”, tregoi mjeku Bekteshi.
Fillimisht ai ne këtë klinikë u angazhua si mjek i kardiologjisë joinvazive. Aty, tha se ka pasur klientë ambulantë, ndërkohë kanë bërë edhe kardiologji invazive. “Punën e kardiologjisë invazive e ka kryer një ekip i cili para se të zhvendoseshin në Medicus, ka punuar në një klinikë në Vushtrri”.
Për këtë projekt, mjeku Bekteshi tha se ishte nisur nga Lutfi Dervishi dhe mjeku gjerman Manfred Beer, i cili atëkohë punonte në Medicus.
Për më tepër mund ta lexoni artikullin e plotë të botuar në Gazeta Express me titullin: Kardiologu që punoi në Medicus para Gjykatës: E paralajmërova Lutfi Dervishin për licencën e klinikës. /Gazeta Shneta/
Mjeku Tefik Bekteshi