Kaq për vetëdijen tonë: Qytetarët e karantinuar hedhin valle në Qendrën e Studentëve

2020-04-09 në ora 09:46

Qytetarët që kanë udhëtuar nga jashtë Kosovës gjatë muajit mars kanë sjell me vete edhe virusin vdekjeprurës COVID-19.

Për ta menaxhuar më mirë këtë situatë me ardhjet, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë qytetarët me pasaporta të Kosovës që hyjnë në pika kufitare, të karantinohen për dy javë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo masë u morr me qëllimin që ata të mbrojnë vetën dhe familjarët e tyre në Kosovë.

Por, duket se ata nuk po e mbrojnë sa duhet vetën e tyre. Në një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, një vajzë ka shkruar se si qytetarët në karatinë po hedhin valle njëri me tjetrin.

Ata nuk po respektojnë distancën sociale dhe po rrezikojnë të marrin virusin, nëse ndonjë nga ta është i infektuar. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *