Hulumtimet kanë treguar që ushqimi i shtatzënës ka rëndësi të madhe në mbarëvajtjen e shtatzanisë së shumëfishtë. Sa i përket konsumit të energjisë, rekomandohet që shtatzënat me binjakë të rrisin konsumin ditorë për 500 kalori menjëherë pas zbulimit të shtatzanisë me binjakë, sepse lindja e binjakëve zakonisht është lindje e parakohshme, prandaj është e nevojshme që më herët të siguroni masë trupore më të madhe, shkruan Kidstime.
Shtatzanitë me binjakë, trenjakë e më shumë, duhet të shtojnë prej 18 gjer në 25 kg.
Hulumtimet e shtatzanive me binjakë tregojnë që shtimi peshës trupore gjer në javën e 28 të shtatzanisë ndikon dukshëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve si dhe nëna fiton më shumë energji të baraspeshës trupore gjatë shtatzanisë. / Gazeta Shneta