Ka shumë gjëra që mund të bëni nëse keni frikë nga lindja e një foshnjeje, më poshtë ju prezantojmë disa prej gjërave më të vlefshme.
Besoni trupit tuaj, gratë në të gjithë otën kanë lindur për mijëra e mijëra vjet dhe në fakt, nuk ka asgjë për t’u brengosur për shkak se trupat tanë janë të dizajnuar në atë mënyrë që të lindin.
Zgjidhni me kujdes stafin mjekësor që do të prezantoj në lindje, për shkak se është shumë me rëndësi që të keni një rehati ndaj mjekut.
Po ashtu, nëse dëshironi afër jush mund të qëndroj edhe partneri juaj apo mamaja ose motra, transmeton Gazeta Shneta.
Qëndroni pozitive, edhe pse në të shumtën e rasteve tregimet nga gratë e tjera janë me të vërtetë të frikshme, mos harroni, çdo kush ka një përjetim të veçantë.
Relaksohuni dhe merrni frymë me thellësi, sepse kjo është shumë me rëndësi për ju dhe procesin e lindjes.
Lidhu me beben tuaj, krijoni një lidhje emocionale dhe fizike derisa bebja juaj po del në këtë botë.
Në këtë mënyrë, ju mund të qetësoheni dhe të mos keni frikë të lindni./Gazeta Shneta/