A kanë rrezik të abortojnë gratë në mbipeshë? Ja ç’thonë ekspertët

2018-09-16 në ora 14:25

Për fat të keq, studimet e deritanishme kanë treguar se të qenit obezë rrit rrezikun e një aborti në muajt e parë të shtatzanisë ose të aborteve të përsëritura.

Ende nuk ka një shpjegim në lidhje me këtë dukuri, derisa specialistët shprehen se nevojiten kërkime të mëtejshme për të arritur në një përfundim më të qartë.

E vërteta e hidhur është që abortet spontane ndodhin shpesh. Pas një rezultati pozitiv në testin e shtatzanisë, shanset janë që një në pesë shtatzani të përfundojë në abort gjatë 12 javëve të para. Kjo është periudha kur ndodh pjesa më e madhe e aborteve.

Problemet me mbipeshën janë gjithashtu të lidhura me sindromën ovarian polycystic (PCOS). PCOS është një gjendje hormonale që ndikon në funksionimin e vezoreve. Edhe abortet kanë më shumë gjasa të ndodhin nëse keni PCOS./Pernenat.al/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *