Mbetjet ushqimore përfundojnë së fundmi në zorrën e trashë. Atje ato do të ngjeshen dhe do të transportohen në drejtim të daljes nga zorra. Në segmentin e fundit të zorrës së trashë, feçet do të depozitohen derisa më në fund do të nxirren jashtë përmes anusit (daljes nga zorra).
Kanceri i zorrës së trashë, sipas një shpjegimi nga Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, krijohet nga qeliza e mukozës, e cila vesh zorrën e trashë nga brenda. I prekur nga kanceri më së shpeshti është segmenti i fundit i zorrës së trashë, rektumi. Nocionet «kancer i zorrëve» ose «kancer i zorrës së trashë» përdoren për të njëjtën sëmundje.
Kjo, për shkak se sëmundjet kanceroze në segmente të tjera të zorrës (zorra e hollë, anusi) paraqiten shumë rrallë, përderisa kanceri i zorrës së trashë i përket llojeve më të shpeshta të kancerit. Mjekja gastrohepatologe në QSUT Stela Taçi shpjegon simptomat e kësaj sëmundje, stadet e sëmundjes si dhe format e trajtimit të saj.
Çfarë është kanceri i zorrës së trashë?
Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.
Cilat janë simptomat me të cilat shoqërohen këto sëmundje?
Shpesh kanceri i zorrëve për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma. Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë shqetësimet në vijim:
Gjaku në fekale (ngjyrim i kuq ose i zi i feçeve).
Problemet gjatë jashtëqitjes, psh. presioni për jashtëqitje, pa qenë nevoja për një gjë të tillë
Dhimbjet e reja, të papritura, të barkut.
Ndryshimi i shprehive të «daljes jashtë», p.sh. alternime të diarresë dhe konstipacionit, jashtëqitjes së hollë sa një laps, ngërçeve gjatë jashtëqitjes ose mbufatjeve të forta pa ua ditur shkaktarin, humbja e padëshirueshme e peshës. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tipike e kancerit kolorektal.
Përveç tyre, edhe dhimbja e barkut, humbje e oreksit, dobësi dhe humbje pa shkak të peshës, gjak në jashtëqitjen janë shenjat e para të kancerit kolorektal. Përveç kësaj, mund të shfaqet anemi e pashpjegueshme ose humbje e konsiderueshme peshe. Për arsye të mungesës së të kuptuarit në kohë të kancerit kolorektal, aktualisht shumica e pacientëve që marrin mjekim janë me kancer të avancuar kolorektal.
Në kancerin e hershëm të zorrës shpesh nuk ka simptoma, pasi zbulohen gjak dhe qelb në jashtëqitje, sëmundja ka përparuar. Është e rëndësishme që pacientët të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore. Studimet kanë treguar se regjistrimi asimptomatik tek ata pa simptoma është e vetmja mënyrë për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë.
Gjakderdhja nuk mund të shërbejë si bazë gjykimi i kancerit kolorektal. Për zbulimin e kancerit kolorektal duhen marrë parasysh të gjitha pasojat. Për arsye se sëmundja e kancerit kolorektal ka lidhje të drejtëpërdrejtë me stilin e jetës, duhet që për të parandaluar që në fazat e para, të kemi një jetë të rregullt.
Si vendoset diagnoza e sëmundjes, cilat janë ekzaminimet që duhen kryer?
Ekzaminimi më i rëndësishëm për diagnozën e kancerit në zorrë është kolonoskopia (imazhi vizual i zorrëve).
Me këtë rast do të futet një instrument (endoskopi) përmes anusit drejt zorrës. Zorra do të mund të vëzhgohet nga brenda ekzaktësisht përmes një kamere, ndërsa me ndihmën e instrumenteve specialë do të hiqen (shkëputen) inde për provë. Më vonë këto do të kontrollohen në laborator për prani të qelizave kanceroze.
Për të konstatuar se sa larg mund të ketë shkuar tumori në përhapjen e tij, sipas rrethanash do të realizohendhe ekzaminime të tjera imazherike. /Gazeta Shneta/