Një aksident i lehtë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Prishtinës përgjatë magjistrales me Mitrovicën, përkatësisht te rrethi i njohur si i “Ismetit”.
Një lexues i Gazeta Shneta ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se aksidenti është vetëm me dëme të vogla materiale.
Në aksident janë përfshirë një kamion i mallrave me targa të Serbisë dhe një veturë me targa RKS.
Policia është vendin e ngjarjes, ndërsa po e rregullon edhe komunikacionin për shkak të kolonës që është krijuar. /Gazeta Shneta/