Këngëtarja Linda Halimi në mars të këtij viti u bë nënë për herë të parë.
Në jetë erdhi vogëlushja Kaimana e cila u bë menjëherë bebi më i komentuar në showbiz.
E së fundmi këngëtarja i ka hapur vajzës së saj një llogari në Instgram ku publikon foto të vogëlushes Kaimana siç ishte dhe fotoja e sotme.
Kaimana është plot 10 javëshe dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me portretin e saj, i cili është miksim i të ëmës dhe të atit.
“Kajmak i mamit dhe babit”- shkruan Linda krahas fotos së të bijës.