‘Kafshimi i thonjve më shkaktoi kancer lëkure’

2018-09-07 në ora 14:31

I gjithë vesi për kafshimin e thonjëve për Courtney-n filloi që nga shkolla e mesme, e cila vazhdimisht binte pre e bullizmit përgjatë kësaj periudhe, duke krijuar një shprehi të pavetëdijshme si rrjedhojë.

“Nuk isha në dijeni që po kafshoja thonjtë nganjëherë. Në njëfarë forme, fillova të humbja ndjesinë e dhimbjes, nga shpeshtimi i këtij gjesti”, theksonte 20-vjeçarja.

Sapo t’i rriteshin thonjtë, adoleshentja nuk hezitonte ti kafshonte ato, transmeton Gazeta Shneta.

“Asnjëherë nuk rriteshin në të njëjtën formë. Zakonisht, rritja bëhej nga cepi i gishtave, ku edhe vazhdimisht i kafshoja, derisa në një periudhë, thonjtë filluan të merrnin ngjyrë të zezë”, deklaron tutje ajo.

“Vazhdimisht mbaja duart grusht, ngase nuk doja askush të shihte gjendjen e thonjve, madje as prindërit”.

Gjersa e tërë sipërfaqja e gishtit të madh të kthehej në ngjyrë të zezë, vajza nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Sapo iu tregoi prindërve për gjendjen e saj, ata e detyruan të shkonte në spital, ku iu dha edhe diagnoza e kancerit të lëkurës. Aty iu nënshtrua një sërë procedurash mjekësore, madje edhe një operacioni plastik që më pastaj e tejkaloi gjendjën.

Sidoqoftë, Courtney vendosi të ndante ndodhinë e saj në shenjë ngritjeje vetëdijësimi në lidhje me bullizmin, duke vënë në pah efektet negative të këtij fenomeni më se të shpeshtuar në shkollat e mesme./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *