E kishte tërhjekur vëmendjen e gjithë botës, por, foshnja e vogël ndahet nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.
‘’ “Djali ynë ‘fluturoi’ lart sot në 2:30 am’’, ishte lajmërimi i prindërve në rrjetin social Facebook, duke shtuar më tej se ‘’ Ndjehemi të dëshpëruar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen’’ shkruajnë Kate dhe Thomas Evans, siç shkruan Insjaderi.
Ndërsa, rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e pothuajse gjithë botës, teksa doktorët nga Britania vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me arsyetimin se djali i vogël nuk kishte më shpresa për jetë.
Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, i cili ofroi ta trajtojë në spitalet e veta 2-vjeçarin e vogël, që ishte në jetë edhe për disa ditë pasi ju hoqën aparaturat të cilat e mbanin në jetë.