A është i sigurt për shëndetin depilimi i hundës? Nëse më herët i keni eliminuar qimet nga trupi – e dini se sa dhembje shkakton.
Pikërisht, dhembja mund të jetë e paimagjinueshme, posaçërisht nëse qimet i eliminoni me dyllë nga vetullat dhe buza e sipërme, transmeton Telegrafi.
Dhe ky është me siguri shkaku që miliona njerëz janë të fascinuar me këtë video të blogeres e cila depilon brendësinë e hundës së vet.
Sepi Balini ka vendosur që të depilojë qimet nga hunda, ndërkaq rezultati është goxha i tmerrshëm.
Kozmetisti më parë në vrima të hundës vë shkopth druri të zhytur në dyllë, pastaj kap urën e hundës së saj dhe në fund shpejt nxjerr shkopthin.
Sepi gjithashtu ka sqaruar që depilon vetëm pjesën e përparme të hundës, por jo edhe qimet të cilat gjenden pas, sepse e di se sa janë ato të rëndësishme.
https://www.instagram.com/p/BSXeOHDDA1u/