Një studim i ri shkencor ka zbuluar diçka shumë interesant!
Mesa duket, të qenurit beqar ka një numër të përfitimeve të mira shëndetësore, aq të mira sa do t’iu mundësojnë juve jetë më të gjatë. Po, pra. Beqarët jetojnë më gjatë se të martuarit.
Sipas statistikave të nxjerra nga studimi i American Bureau of Labor, personat beqar janë më të shoqërueshëm, dhe kalojnë më shumë kohë me miqtë, sesa çiftet.
Për derisa personat e martuar shpenzojnë 7.8 minuta në kontakt me njerëzit e tjerë me ndihmë të telefonatave, mesazhave, apo email-eve, beqarët shpenzojnë 12 minuta të ditës në kontakt me miqtë, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Kur jeni beqarë, keni më pak përgjegjësi sesa të tjerët, e cila nënkupton se mund të dilni sa herë të doni, të flisni me njerëz të ndryshëm dhe të përfshiheni tërësisht në rrethe shoqërore.
Përse kjo ka rëndësi të madhe? Sipas studiuesve, shoqërimi me shumë persona, mund të rrisë vlerën e jetës tuaj dhe të përmirësoj shëndetin mendor.
“Pa inkuadrimet shoqërore, truri i njeriut mund të dëmtohet njëlloj si në rastet kur pëson përballet me shokun traumatik pas goditjeve të rënda,” shkruan psikologia Susan Pinker.
Disa të mira të tjera janë edhe pesha trupore, e cila zakonisht është më e lehtë kur jeni beqar, keni më pak stres, flini më rehat dhe më gjatë, dhe shumë përfitime të tjera. /Gazeta Shneta/