A ka ndikim çokollada e zezë në largimin e depresionit

2019-09-11 në ora 12:41

Mësoni më shumë rreth çokolladës së zezë.Se a është njëra ndër faktorët që ndikojnë në uljen e depresionit mund ta zbuloni në këtë artikull.

Ju mund të dëshironi të hani çokollatë sepse nuk jeni mirë me humorin, sepse diçka nuk shkoi mirë ose thjesht sepse keni nevojë për një gjë të ëmbël. Në çdo rast është e kotë t’i rezistosh tërheqjes fatale të çokollatës. Përveç se është demonstruar për një kohë të gjatë nga hulumtime të panumërta që bën mirë falë sasisë së lartë të antioksidantëve të afta për të kundërvepruar me plakjen, të paktën për sa i përket llojit të errët, çokollata gjithashtu mund të konsiderohet një antidepresant i vërtetë shkruan pernenat.al , transmeton GazetaShneta.

Antidepresant i fuqishëm

Për ta vërtetuar këtë është kryer një studim nga University College London, University of Calgary dhe Alberta Healt Services Canada, sipas të cilit çokollata e errët do të kishte një veprim të fuqishëm ndikimi në humor, duke zvogëluar rrezikun e depresionit me 4 herë. Nëse 7.6% e mostrës së analizuar në hulumtim tregon, në fakt, simptoma tipike të sëmundjes, përqindja bie në vetëm 1.5% tek ata që konsumojnë rregullisht çokollatë të errët. Gjithmonë i njëjti hulumtim ka treguar që ata që konsumojnë më shumë çokollatë, nga 100 në 450 gramë në ditë, do të kishin 57% më pak shanse për të zhvilluar simptomat e para depresive.

Antioksidantë dhe më shumë

Përveç polifenoleve antioksiduese, çokollata përmban një numër të caktuar të përbërësve psikoaktivë që prodhojnë një ndjesi euforie të ngjashme me atë të kanabisit. Kjo quhet fenletilaminë, një element i rëndësishëm për rregullimin e humorit.

Kushtojini vëmendje ekuilibrit

Në çdo rast, kini kujdes nga konsumi i tepruar i çokollatës, të cilën ju e dini mirë, që ka shumë kalori.

Në pritje të studimeve dhe konfirmimeve të tjera, mbetet e sigurt që konsumimi i çokollatës të errët në ditë mund të bëjë mirë. Dhe nuk rrezikoni të futeni në depresion!/pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *