Dr. Amir Marashi, i cili ka një klinikë të quajtur -Brooklyn Heights,në murin e klinikës së tij ka të gjitha modelet e vaginave të cilat i ka rimodeluar.
Sipas Shoqërisë Amerikane për Kirurgjinë Plastike dhe Kozmetike, numri i grave, të cilat i nënshtrohen labioplastisë- rimodelimit të vaginave është duke u rritur për 217% viteve të fundit. Në vitin 2012, 3400 femra i janë nështruar kësaj procedure, kurse në vitin 2017 ky numër është rritur në 10.700 femra.
Dr. Marashi, është gjinekolog dhe kirurg i ndërhyrjeve invasive, nga Irani dhe kohëve të fundit ka krijuar një reputacion për punën e tij. Ai thotë se gjatë një viti kryen përafërsisht 200 ndërhyrje, të natyrave të ndryshme siç janë rimodelimi i labisë, ngushtimi i saj apo ristrukturimi i mitrës.
Nicole, një nga pacientët e tij ka treguar që për herë të parë ka dëgjuar për labioplastine para 4 viteve, mirëpo deri tani nuk ka patur guxim t’i nënshtrohet një ndërhyrje të tillë.
Dr. Marashi thotë se gjithmonë e ka ditur që do të specializojë për gjinekologji, mirëpo kurrë nuk e kishte menduar që do të merrej pikërisht me rimodelimin e strukturës së vaginës, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.
“Më vjen mirë që kohëve të fundit kjo procedurë nuk është më tabu, dhe është pranuar nga njerëzit si një procedurë normale”, u shpreh Dr. Marashi.
Në 10 vitet e ardhshme njerëzit do të pranojnë këtë procedurë si diçka shumë normale, dhe shumica e femrave do ta pranojnë se mund t’i nënshtrohen kësaj procedure.