Njerëzit janë të ndërlikuar e në anën tjetër ka shumë gjëra që ndikojnë shëndetin tonë. Ka gjëra që nuk mund të ndryshojmë, si mosha jonë apo përbërja gjenetike, dhe gjërat tjera që në fakt mundemi t’i ndërrojmë si zgjedhja jonë e ushqimit dhe e pijeve.
Ka edhe triliona baktere që jetojnë në organizmin tonë – të njohur kolektivisht si mikrobiomi – që kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe tretjen tone, transmeton GazetaShneta.
Ushqimet që hamë janë përzierjet e shumë lëndëve ushqyese që prekin trupin dhe mikrobiomin në mënyra të ndryshme, kështu që zgjidhja e marrëdhënieve ndërmjet dietës, metabolizmit dhe shëndetit nuk është një çështje e thjeshtë.
Një studim i ri nga Universiteti i Minesotës shton edhe një shtresë kompleksiteti, duke treguar se ushqimet që kanë profile të krahasueshme ushqyese mund të kenë efekte shumë të ndryshme në mikrobiologjinë e njeriut, shkruan “Science Direct”.
Ndërsa një mikrobiomë më e larmishme është zakonisht një tregues i një shëndeti të mirë, ne kuptojmë pak për sa ushqimet specifike ndikojnë në shtimin e llojeve të ndryshme mikrobike.
Të gjithë kemi shije dhe preferenca personale kur është fjala për ushqim, kështu që ka kuptim të supozojmë se metabolizmat tona personale dhe reagimet ndaj ushqimeve që hamë duhet të jenë të ndryshme. Por vetëm tani po arrijmë në pikën ku kërkimet shkencore po arrijnë të konceptojnë këtë vecori mes organizmash të ndryshëm duke dëshmuar se gjithkush është unik dhe se nuk ka një dietë të caktuar që funksionon për të gjithë.
Ky hulumtim tregon se nëse doni të gjeni ushqimet që funksionojnë më mirë me metabolizmin tuaj, atëherë ju duhet të njihni reagimin e organizmit tuaj ndaj ushqimeve të ndryshme – diçka që nuk mund të parashikohet nga analiza të thjeshta gjenetike./GazetaShneta/