Një nënë ka turpëruar udhëtarët që e detyruan atë të qëndronte në këmbë dhe të ushqente në gji beben e saj 15-muajshe, duke mos ia lëshuar vendin.
Bryony Esther 32-vjeçe, ndan një fotografi të saj, duke u përpjekur të ushqente fëmijën me gji, ndërsa ishte e rrethuar nga burrat nëpër ulëse.
Nëna e tre fëmijëve tregoi se askush nuk i ofroj ftesë të ulej në vendin e tyre raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
“Të qëndruarit në këmbë duke ushqyer me gji falë disa udhëtarëve që i kanë më prioritet biçikletat dhe valigjet e tyre sesa një nënë në këmbë, ishte një eksperiencë e mahnitshme!”, shkruan ajo në Facebook, duke e ironizuar rastin.
Postimi i kësaj nëne u bë viral, duke u shpërndarë mbi 20,000 herë përbrenda 24 orëve.
Kritikat nga përdoruesit e tjerë drejt këtyre meshkujve, nuk munguan./Gazeta Shneta/