Adelina Tahiri po e shijon ndjenjën më të mirë në botë: Të qenit një nënë.
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia tani po merret vetëm me djalin e saj të porsalindur, Jonin. Ky i fundit i ka dhënë kuptim jetës së këngëtares.
E, Adelina e pranon një gjë të tillë. Duke u përgjigjur në një pyetje të një fansi, Adelina tregon se mezi pret të zgjohet në mëngjes për të marrë puthje nga djali dhe burri.
“Çfarë ndryshimi ka pësu jeta tash që je bërë nënë?”, u pyet Adelina.
Përgjigja e saj: “Ka kuptim! Dhe motiv që të zgjohesh në mëngjes dhe të shoh dy buzëqeshjet me të mira në botë! Të Jonit dhe burrit që më presin zgjuar me puthje në ballë”.
Ndryshe, Joni është fëmija i parë i Adelinës. Ajo është 17 vjet më e re se bashkëshorti i saj avokat dhe milioner.