Jonës nga BB7 i ndodhë diçka e çuditshme, a është shtatzënë me binjakë (Foto)

2017-07-26 në ora 10:19

Jona Kalemaj, ish-banorja e “Big Brother” është një nga personazhet më aktive në rrjete sociale.

Edhe pse ka kaluar kohë që nga periudha kur ajo ka qenë pjesë e “Big Brother 7”, sërish mbetet një nga ish-banoret më të pëlqyera dhe të ndjekura.

Jo rrallëherë ndodh që Jona të reagojë në Instagram-in e saj mbi situata të ndryshme të përditshmërisë apo edhe për gjëra që kanë të bëjnë me jetën e saj personale.

Aktualisht ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë, edhe pse e ka ekspozuar shumë pak barkun e saj të rrumbullakosur.

Pak minuta më parë ajo ka qenë duke gatuar mëngjesin. Fati i saj këtë mëngjes ka qenë që të konsumojë vezë me dy të verdha, siç shihet edhe në foton e publikuar. Si një njeri supersticioz, nga surpriza që ka hasur, Jona ka shtruar pyetjen:

“Çfarë do të thotë kjo? Ishalla binjakë!”- shkruan ish-banorja e “Big Brother”.

Jona është në muajt e parë të shtatzënisë. Duket se dëshira e saj është që të bekohet me binjakë… ose ky është vërtet një sinjal që na tregon se ajo pret binjakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *