A e përtoni verën? Nuk mund t’i përballoni temperaturat e larta? A të pengojnë rrezet e diellit? Nëse përgjigjet janë “po” atëherë ka shanse se jeni duke përjetuar një lloj depresioni të verës që në fakt mund të jetë mjaft serioz.
Ndonëse ka një emër për një gjendje të tillë, më e rëndësishmja është se ka një mënyrë për ta trajtuar atë, transmeton GazetaShneta.
Ky quhet “çrregullim afektiv sezonal veror” ose Summer Affective Disorder ose SAD (ang. e mërzitur).
Dr. Norman E. Rosenthal, psikiatër nga Uashingtoni ishte i pari që identifikoi këtë çrregullim 35 vjet më parë.
“Pasi morëm vesh për formën e çrregullimeve emocionale sezonale gjatë dimrit, fillova të konsideroj një gjendje të tillë edhe për stinën e verës sepse ekziston një pakicë e konsiderueshme e njerëzve që vuanin në verë ashtu siç vuanin ca tjerë dimrit”, tha Rosenthal për Healthline.
Këta njerëz e identifikojnë verën si një kohë me vështirësi të veçantë për ta. Ata janë jofunksionalë, nuk mund ta kryejnë punën e tyre, kanë luftë të brendshme dhe kanë të gjitha simptomat tjera klasike të depresionit.
Cka shkakton “sindromën SAD”?
Ekzistojnë disa teori, por deri më tani, hulumtuesit nuk kanë përgjigje aq bindëse.
Sipas një teorie, SAD mund të shkaktohet nga rënia e nivelit të hormoneve që rregullojnë gjumin. Prishja e gjumit pastaj automatikisht afekton edhe depresionin.
Një tjetër shkak mund të jenë edhe ndryshimet në ritmet cirkadiane, ku dita zgjatohet dhe njërëzit që nuk e shijojnë këtë stinë u duhet të jenë shumë më aktiv.
Nëse dyshoni se mund të keni këtë çrregullim, mos e injoroni atë. Serioziteti i depresionit kurrë nuk duhet të nënvlerësohet. Nga ai, njerëzit humbin punën, marrëdhëniet, vetëvlerësim, paratë dhe kohën.
“Depresioni është një hajdut. Vjedh kënaqësinë tënde”, tha Rosenthal./GazetaShneta/