Jennifer Lopez me të dashurin dhe ish-burrin në një vend.
Ajo ka treguar shumë herë se famlija vjen para të gjithave, e edhe këtë herë ajo ka bërë atë që pak e kanë guximin të bëjnë.
Me rastin e një feste për fëmijët e saj, ajo ka bashkuar familjen e të dashurit aktual me famlijen e saj, ndërsa i ftuar ishte edhe ish-bashkëshorti i JLo, Marc Anthony, me të cilin i ka dy binjakët.
Ata madje edhe kanë pozuar të gjithë bashkë në një fotografi, ndërsa në mbishkrimin e fotos së postuar ajo ka shkruar: “Familja mbi të gjitha”./gazetashneta