Një nënë 34-vjeçare ka përshkruar tmerrin e të diagnostikuarit me tuberkuloz dhe njëherëshit të qenit shtatzënë në muajin e pestë.
Shtatzënia e Kate O’Brien nuk po shkonte ashtu siç ajo po priste. Në njërën nga netët e shtatzënisë, ajo u zgjua duke kollitur gjak, transmeton Gazeta Shneta.
Një mjek iu drejtua producentit të medias së Daily Mail në spitalin Mount Sinai në Nju Jork, ku mori vesh për diagnozën e O’Brien, tuberkulozin aktiv.
Ajo që mendonte se do të ishte një qëndrim brenda natës u shndërrua në 75 ditë karantine, pa qenë në gjendje t’i thoshte lamtumirë djalit të saj dyvjeçar Donny dhe frikës se çfarë mund të ndodhte me fëmijën e saj të palindur.
Qëndrimi i saj në spital zgjati 75 ditë, duke mos qenë në gjendje t’u thoshte lamtumirë djalit të saj 2-vjeçar.
Megjithëse mendohet se tuberkulozi është sëmundje që i përket të së kaluarës, ai është vrasësi numër një në botë, që merr jetën e 1.5 milion njerëzve çdo vit dhe infekton një të tretën e popullsisë.
Kate pas gjatë atyre ditëve, iu nënshtrua trajtimeve intenzive, të cilat rezultuan të jenë pozitive në shëndetin e bebes dhe të saj.
Ajo përfundoi trajtimin e saj në Prill të vitit të kaluar, duke u bërë frymëzim për shumë çështje në realitetin e SHBA-ve.
“Jeta dhe vdekja rritej brenda meje – jeta doli fituese.”, tha ajo.