I është dhënë sot lamtumira e fundit mjekut të mirënjohur Behar Kusari.
Në një mbledhje komemorative të organizuar nga komuna e Gjakovës, figura e doktor Behar Kusarit është vlerësuar lartë, si një figurë e mjekut profesionist të pa lodhur dhe humanistit të shquar që gjithmonë ka rrezatuar vetëm mirësi e buzëqeshje tek pacientët dhe tek njerëzit që e kanë rrethuar.
Humbjen e hershme e doktor Beharit komuna e Gjakovës po e cilëson si humbje jo vetëm për familjen, por për tërë shoqërinë kosovare në përgjithësi.
“Nderë e respekt për jetën dhe veprën e doktor Behar Kusarit!”, përmbyllën ata në postimin e bërë në Facebook./Gazeta Shneta/