Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Abdullah Klinaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Klinaku pas njoftimit për dorëheqje, ka publikuar edhe disa të dhëna rreth punës së tij për këto vite në pozitën e Drejtorit, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të tij:
Çfarë lam pas..me rastin e dorëheqjes nga Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi!
Të nderuar miq,
Të dashur qytetarë të komunës së Vushtrrisë,
Pas 4 viteve punë të përbashkët si drejtor për shëndetësi dhe përkujdesje sociale, kam dhënë dorëheqje nga kjo positë të angazhimit profeisonal në Spitalin “Sheikh Zaid” në Vushtrri.
Të dashur qytetarë të komunës sonë,
Ishim bashkë për katër vite, që nga zgjedhjet lokale të vitit 2013. Më dhatë mbështetje, duke e rrit subjektin politik që e përfaqësova, Partinë e Drejtësisë, nga rreth 500 vota në mbi 1.300 vota. Nga një asamblist u rritëm në 2 asamblistë. Nga një parti pa peshë u bëmë një subjekt që përmes Drejtorisë, dëshmuam përkushtimin tonë për të ju shërbyer me vullnet. Si rezultat i menaxhimit katastrofal të PD-së në nivelin qendror, para një viti u detyruam të largohemi nga aktiviteti në emër të PD-së. Por angazhimin tonë në drejtori nuk e ndalem. Sot kujtoj me krenari punën e bërë, disa prej të cilave ua kujtoj si në vijim;
- Kemi qenë përfitues të këtyre donacioneve; furnizim me pajisje mjekësore dhe material shpenzues në vlerë prej 450 mijë dollarësh nga Islamic Relief dhe Globbus Relief nga SHBA;
- Furnizim me pajisje për persona me nevoja të veçanta në vlerë prej 70 mijë euro nga Suedia, donacion;
- Ndërtim të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri në vlerë rreth 100 mijë euro, donacion nga Kuvajti;
- Ndërtim të qendrës speciale për veprimtari ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në vlerë rreth 90 mijë euro donacion nga Kuvajti,
- Furnizim me pajisje mjekësore dhe material shpenzues në vlerë rreth 9 mijë euro donacion nga projekti zviceran si dhe furnizim me shtretër dhe karroca nga Kryqi i Kuq – Vushtrri.
- Me buxhet komunal kemi ndërtuar 4 objekte shëndetësore. Një QMF në Vushtrri, laboratorin dhe depon në vlerë 120.000 euro, QMF në 2 fshatra ku para ndërtimit shërbimi është dhënë në kontinier.
- Nga 14 objekte shëndetësore, sot mandatin e përmbyllim me 22 objekte shëndetësore. Brenda qytetit kanë qenë 2 objekte, sot janë 5 objekte shëndetësore.
- Për herë të parë që nga pas lufta kemi realizuar vizita shëndetësore për nxënësit e shkollave fillore dhe mesme.
- Për herë të parë kemi nis projektin “Mjeku në shtëpi”, ku kemi pas mbështetjen e organizatës “Islamic Relief – Kosova” në vlerë prej 20 mijë euro. Projekt i cili po ec për mrekulli.
- Për herë të parë shëndetësia jonë ka nis agjendë të përbashkët me mbështetës nga vende të ndryshme të botës. Kemi pas 4 vizita të ndërsjellta me Vaxjo – Suedi.
- Kemi pas vizitë për herë të parë nga 30 profesionistë shëndetësor nga SHBA, si pjesë e bashkëpunimit me Kosovo HOPE.
- Për herë të parë, shëndetësia e Vushtrrisë, bëhet pjesë e projektit për shërbime të çasshme dhe cilësore nga Zvicrra.
- Kemi ndihmuar nga fusha sociale rreth 2000 familje dhe janë ndërtuar me bashkëpunim mbi 30 shtëpi.
Të dashur qytetarë të komunës sonë, jam i vetëdijshëm plotësisht që edhe shumë punë kanë mbet pa u kryer, por të jeni të bindur, që në pajtim me kapacitetin politik që kam pas jam përpjekë me dhanë çdo gjë prej vetes për më të mirën gjatë këtij mandati.
Në fund, falënderoj të gjithë anëtarësinë dhe ekipen politike në Parti me të cilën kam udhëheq. Kryetarin e komunës, prof. Mulakun, kuvendin komunal, bordin e drejtorëve, drejtoreshën dhe menaxhmetin e QKMF-së dhe QPS-së, Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, donatorët, OJQ-të e ndryshme dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Zoti e din përpjekjen dhe përkushtimin tonë, Ai është Dëshmitar i punës sonë, inshaAllah do të jenë ditë të bardha për mua ditët e këtyre katër viteve, ditën kur do të shihen punët e çdo njërit!