Më në fund aktorja 50 vjeçare, Jennifer Aniston, ka vendosur që të bëhet mama. Pas divorcit me ish bashkëshortin Justin Theroux dhe lidhjet dhe ndarjet e vazhdueshme me Brad Pitt mesa duket kjo do të jetë terapie perfekte.
Burimet thonë se ajo gjatë kësaj kohë ka ndihmuar dy jetimore në Meksikë dhe aty është dashuruar me një vajzë të vogël.
Ka kohë që ka dashur të adoptojë këtë fëmijë por bashkëshorti gjithmonë gjente justifikime. Shokët e saj tani ë shtyjnë që ta bëjë këtë veprim e vetme sepse ështe ajo që do.
Ajo ka filluar duke bërë dokumentat gati menjëherë.
Një burim i “Globe” gjithashtu ka thënë se vogëlushja që Jenn do të adoptojë është 13 muajsh dhe ka humbur prindërit në një aksident. Lidhja që ështe krijuar midis saj dhe aktores ishte e menjëhershme dhe shumë e fortë.