Ju ka ndodhur të keni një vonesë të ciklit por rezultati i testit të shtatëzanisë të jetë negative?
Ju ka ndodhur që pasi testi të ketë rezultuar negative shtatëzania të ketë qënë ngjizur dhe fëmija të ketë qënë duke u zhvilluar brenda jush? Përse ndodh kjo?
Testi negativ por tashmë shtatzënë!
Edhe pse mund të keni kohë që e prisni një shtatëzani mund të ndodhë që testi të rezultojë negativ dhe diçka e tillë mund të jetë një zhgënjim i madh.
Por a është e mundur që ai të rezultojë gabimisht negative? Në përgjithësi këshillohet që testi të kryhet në mëngjes kjo pasi përqëndrimi i hormonit beta hCG të jetë më i madh dhe për pasojë rezultati të jetë më i saktë.
Momenti kur duhet të kryhet testi mund të jetë 4 ditë para ciklit nëse gruaja ka një cikël të rregullt dhe nëse ajo ka një cikël jo të rregullt të priten disa ditë pas marrëdhënieve.
Zakonisht testi fals negative rezulton nëse është kryer shumë shpejt, pra jo në momentin e duhur, dhe për pasojë ai nuk është në gjendje të “provojë” praninë e hormonit të shtatëzanisë në urinë.
Gjithashtu një tjetër arsye mund të jetë edhe një ovulim që mund të ketë ndodhur me vonesë dhe për këtë arsye këshillohet që gruaja ta përsërisë atë disa ditë pas mungesës së ciklit.
Kur duhet të lexojmë rezultatin?
Rezultati i testit del pas 5 minutash. Ai nuk duhet të interpretohet pas disa orësh kjo pasi mund të ndryshojë duke shprehur një rezultat jo të saktë. Megjithatë nëse ndodh dicka e tillë duhet të përsërisni testin.