Nëna e ardhshme ka nevojë për gjumë, dhe kjo është një nevojë fiziolgjike. Nga momenti që ngjizet fëmija ajo do të jetë më tepër e lodhur dhe madje në mbrëmje mund të arrijë ta zërë gjumi edhe pa ngrënë ende darkën.
Kjo gjendje shkaktohet nga prodhimi i hormoneve progresteron dhe gonadotropinë të cilat rrisin nevojën për gjumë tek nëna. Kështu e shpjegon këtë nevojë neurologu Raffaele Ferri, president në shoqatën italiane Medicina del Sonno.
Përse nëna duhet të flejë gjumë kur ndihet e lodhur?
Gjumi do të ulë rrezikun e diabetit në shtatzani. Sipas një studimi nga “Universiteti Illinois”, rreziku për diabet do të jetë 1.7 herë më i lartë tek gratë që nuk flejnë mjaftueshëm. Sipas mjekëve mungesa e gjumit ndikon në mënyrën si organizmi shpërbën sheqernat.
Gjumi ka efekte anti-inflamatore. Sistemi imunitar në shtatzani do të jetë tepër delikat. Gjatë gjumit do të prodhohen elementët e duhur që do të ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar. Mungesa e gjumit mund të ndikojë edhe në shfaqjen e hipertensionit, pre-eklampsisë, në lindjen e fëmijës me peshë të vogël etj.
Përmirëson shëndetin mendor. Ai është shumë efektiv pasi lufton stresin. Gjatë gjumit reduktohet ankthi, përmirësohen aftësitë konjuktive dhe gruaja do të jetë në gjendje të përballet me mirë me atë që e frikëson./pernenat/