A jeni më produktive gjatë ditës apo natës? Tregon shumë nëse do prekeni nga kanceri i gjirit apo jo

2018-11-06 në ora 15:31

Gratë të cilat janë të hershme janë më pak të predispozuara ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit sesa ato që janë më produktive përgjatë mesditës, sugjeron një studim.

Hulumtimi, i cili përfshiu më shumë se 400.000 gra, gjeti se gratë e hershme kishin 48% më pak gjasa të prekeshin nga kanceri i gjirit në krahasim me ato që ishin më produktive përgjatë mesditës, transmeton Gazeta Shneta.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, gjithashtu treguan se gratë të cilat flenë më gjatë se sa rekomandohet (7 deri në 8 orë sipas ekspertëve), rritën rrezikun që të preken nga kanceri i gjirit në 20 për qind më shumë.

Studiuesit besojnë se duke qëndruar zgjuar deri vonë mund të ketë gjithashtu një ndikim në orën e trupit të një gruaje, duke rritur rrezikun më tej. Kjo i bën jehonë studimeve të mëparshme, të cilat gjetën se gratë që punonin në ndërrimin e natës dhe ato të ekspozuara ndaj dritës më artificiale gjatë natës janë në rrezik më të madh të kancerit të gjirit./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *