Shumë herë është e vështirë për njerëzitë të dijnë të flasin rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Kjo temë nganjëherë është tabu e sidomos në vendin ton[. Por nëse je një person i rritur që ka marrdhënie me persona të tjerë të rritur, duhet të pajiseni me veglat e duhura që j’u ndihmojnë të keni një jetë të shëndetshme seksuale shkruan WHM transmeton Gazeta Shneta.
Pra nëse jeni testuar dhe testi juaj ka dalur pozitiv për ndonjë nga sëmundjes seksuale, është e rëndësishme t’a dini që me trajtimin e duhur, njerëzot mund të kenë jetë të plotë dhe të shëndetshme. Më poshtë janë gjërat më të rëndësishme që duhet t’ dini.
Kuptojeni që nuk jeni vetëm
Sëmundjet seksuale janë më të zakonshme se që ju e mendoni; në fakt një shembull i tillë janë SHBA-të, ku përafërsisht 20 milion raste me këto sëmundje ndodhin çdo vit. Prandaj është e rëndësishme t’a kuptoni se të pasurit një sëmundje seksualisht të transmetueshme është njësoj sikur të pasurit një sëmundje që nuk transmetohet seksualisht.
Instikti juaj i parë mund të jetë që vraponi të merrni në telefon personin e fundit që keni fjetur me të dhe me nervozë t’i kërkoni shpjegim. Por, shumicën e rasteve ju nuk mund t’a dini si e keni marrë sëmundjen, dhe kurrë nuk do ta dini. Sipas një studimi t[ Preventive Medicine, 90% e personave që kishin dalur pozitiv në Gonoerra dhe Klamidia nuk kishin shfaqur simptome paraprake.
Mund të jetë metodë më e shpejtë dhe më pak e çuditshme nëse i dërgoni një sms apo email, por mos harroni që kjo është një bisedë që duhet ta bëni në prezencë të tij/saj. Plus që çkado që shkruani mund të shpërndahet pa lejen tuaj pra mos leni asgjë të shkruar. Takimi mudëson që partneri juaj të j’u bëjë pyetje dhe ju të përgjigjeni.
”Bëni hulumtimin tuaj dhe jini të qartë për faktin që çka nënkupton sëmundja që keni marrë sa u përket simptomave dhe rreziqeve shëndetësore që mund t’i shkaktohen partnerit tuaj.” thotë Tallon Hicks.
”Sigurohuni t’a kuptoni nëse sëmundja juaj është e shërueshme siç është Gonorea, Klamidia etj dhe të pa shërueshme siç është HIV Aids dhe Herpesi. Kur të keni njohuri për këtë i mundëson personit tjetër të marrë vendime se si duan t’a menaxhojnë rrezikun e transmetimit”.
Hulumtimi tregon që njerëzit e rinjë janë më pak të rrezikuar të përfshihen në sjellje të rrezikut seksual kur janë mirë të eduuar për shëndetin e tyre seksual dhe kjo vlenë edhe për më të rriturit. Edukoni veten dhe partnerët tuaj për sëmundjet seksualisht të transmetueshe kështuqë kur keni marrdhënie, mund ti evitoni rreziqet./Gazeta Shneta