Studimet më të reja shkencore kanë vërtetuar teorinë se personat më inteligjent janë më dembel sesa të tjerët që janë aktiv gjatë tërë kohës.
Zbulimet nga shkenctarët amerikan mbështesin idenë se njerëzit me nivel më të lartë të IQ-së bezdisen më pak, prandaj edhe ky faktor i shtynë të kalojnë më shumë kohë duke u përfshirë në mendime.
Ndërsa, personat që kalojnë jetë më aktive, mund të jenë më praktik në këtë aspekt për arsyen se iu duhet të stimulojnë mendjen me anë të aktiviteteve të jashtme, qoftë arsyeja për t’iu larguar mendimeve apo për arsyen se mërziten duke mos bërë asgjë shumë shpejtë, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universitetit Florida Gulf Coast, u kanë ofruar teste klasike një grupi studentësh, gjatë të cilit këta të fundit janë provokuar me pyetje të ndryshme, të cilat pastaj i kanë ndarë ata në 30 grupe që mendojnë, dhe 30 që nuk mendojnë thellësisht.
Pas 7 ditësh, të dyja grupet kanë bartur nga një paisje në krahun e tyre, e cila i ka vëzhguar lëvizjet dhe aktivitetet e tyre, për të arritur përkufizimin se sa aktiv janë gjatë ditës.
Rezultati përfundimtari i këtij studimi, ishte se grupi i mendimtarëve ishte më pasiv dhe më dembel gjatë javës, në krahasim me grupin e 30 kandidatëve që nuk shfrytëzonin mendjen për të menduar mjaftueshëm. /Gazeta Shneta/