Fusha ciklonike nga Atlantiku kanë filluar të depërtojnë mbi Itali, të cilat gjatë ditës së nesërme do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë që do të sjellin përkeqësim të motit, me reshje shiu dhe rënie të temperaturave. Në vise malore priten edhe reshje bore.
Që nesër në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë ditës kohëpaskohe priten të reshura shiu. Orëve të pasdites vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullima, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Në mbrëmje do të mbajë mot më i ftohtë, në vise malore mbi 1400m do të ketë edhe reshje bore. Ditën e martë do të mbajë mot i ftohtë, i vranët dhe me erë, kohëpaskohe me reshje shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.
Të mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me vransira dhe i ftohtë, me erë, me mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nga dita e enjte pritet përmirësim i motit, me vransira të pjesëshme dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme, me minimale që do të zbresin nga 10C deri në 3C, ndërsa maksimalet në 14C deri 7C. Nga dita e enjte maksimalet do të shënojnë rritje deri në 18C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme kryesisht nga krahu verior 4-14m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.