Disa jashtëqitje të para të foshnjës me gjasa do të jenë me ngjyrë të zezë. Këto jashtëqitje në mjekësi njihen si “mekonium”.
Ngjyra dhe qëndrueshmëria e jashtëqitjes së bebes tuaj do të ndryshojë duke reflektuar mënyrën të cilën ju e keni zgjedhur ta ushqeni atë.
Nëse ju e ushqeni me qumësht gjiri, foshnja me gjasë do të ketë jashtëqitje me ngjyrë të verdhë, dhe shumë të hollë.
Nëse ju e ushqeni atë me formula (qumësht pluhur të blerë), ngjyra mund të jetë nga e verdhë deri në kafe dhe mbase më e fortë (e thatë), duke bërë të duket sikur foshnja juaj ka kapsllëk kur tenton të zbrazë zorrët.
Shpeshtësia e zbrazjes së zorrëve ndryshon nga disa herë në ditë, deri në një në ditë, ose madje edhe në secilën ndërrim pelene.