Dashuria qëndron si një urë lidhëse për të gjitha çiftet, disa i mbajnë për vete por në data të caktuara vendosin që të hapin zemrën e tyre.
Kështu Emina Cunmulaj shihet së fundmi me burrin e saj, i cili ka pasur këto ditë ditëlindjen derisa Emina e ka uruar me fjalët më të bukura.
Ajo në një postim në rrjetin social Instagram thotë se bashkëshorti i saj ishte pjesa që i mungonte për të përmbushur imazhin e lumturisë.
Emina më tej ka shkruar se ajo është shumë e lumtur që e thërret atë baba të fëmijëve të saj dhe bashkëshort../Gazeta Shneta/