Ushtrimi ideal në shtatzëni do të jetë për zemrën tuaj duke pompuar dhe do t’ju mbajë sa më shumë aktiv, pa shkaktuar stres fizik.
Shumë aktivitete, të tilla si vrapimi dhe trajnimi i peshës, janë në rregull si fillim, por mund të keni nevojë të modifikoni stërvitjen tuaj derisa rriteni.
Ju do të ndiheni shumë më mirë nëse bëni ndonjë kombinim me ushtrimet aerobike, që zhvillon punën e zemrës dhe mushkëritë, transmeton Gazeta Shneta.
Stërvitje për ushtrimin e muskujve, që përmison forcën, fleksibilitetin dhe qëndrimin tuaj, për të marrë përfitimet e duhura ju duhet të ushtroni të paktën tre herë në javë.
Ndërtoni këto aktivitete në bazë të punës suaj ditore, duke marrë shkallët në vend të ashensorit ose duke bërë ndonjë punë në shtëpi apo kopësht, llogariten që të dyja si stërvitje.
Shmangni aktivitetet ku mund të përplaseni ndokund dhe më pas të rrëshqtini apo të bini, duke rrezikuar beben tuaj.
Bisedoni me mjekun, fiizioterapistin para se të filloni ndonjë stërvitje që është e re për ju./Gazeta Shneta/