Mamia me përvojë nga Londra, Razije Musa, në këshillën e saj të radhës për Gazeta Shneta tregon se si duhet t’i jepet qumështi dhe barnat bebës suaj.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Musës:
Të dashura nëna e di që pothuajse secila prej jush do ta gjeni vetën në temën që sot do ta hap para jush.
E them këtë sepse ju shpesh jeni ankuar që beba po i refuzon barnat apo i i vjellë
Ja një shembull konkret si duhet të jepni barnat apo qumështin në mënyrë të drejtë:
- Bebja me të cilën do të ilustrojë këtë këshillë është vetëm 3-muajshe dhe nuk rri ulur kështu që unë e vendosa atë në prehër në pozitën e gji-dhënies.
- Fillimisht ju lutem kujdes, asnjëherë mos i jepni barna para se me kontrollu datën e prodhimit dhe skadimit të barit
- Rëndësi e veçantë dhe strikte ka edhe doza e cila është e shkruar në paketimin e barit nga mjeku ose farmacisti. Gjithmonë duhet ta keni parasysh dhe kujdes, sepse doza dallon nga pesha
- E mbushni shiringën me dozë adekuate dhe me shumë kujdes në skajin e buzëve dhe e shtyni barin në gojë pikë-pikë.
- E njëjta metodë vlen edhe për qumështin
- Për fund, jo çdo bari ka shijen e mirë, pavarësisht kësaj nuk është e lejuar që barnat të përzihen me asgjë tjetër, ato duhet të jepen ashtu siç është e prodhuar në fabrikë. Barnat e bëjnë efektin e vetë vetëm atëherë kur tretën në lukth si bari.
Shkroi: Razije Musa